Kjo ndodhi 12 vjet më parë në Kosovë

  • 09 January 2020 - 08:04
Kjo ndodhi 12 vjet më parë në Kosovë

Më 9 janar 2008 u formua koalicioni qeveritar mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryeministër Hashim Thaçin.

Qeveria përbehej nga kryeministri, dy zëvendëskryeministra dhe 17 ministra.

Qeveria u formua pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) fitoi 34% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 23% të votave, pasuar nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD).

Përkushtimi kryesor i kësaj qeverie dhe i Kuvendit të Kosovës, ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt 2008, ligjvënësit e Kosovës kryen aktin historik, nënshkruan dhe miratuan Deklaratën e Pavarësisë.