25 aktakuza për 24 orë

  • 09 January 2020 - 10:50
25 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe nga Prokuroria Speciale, janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dhjetë (10) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy kërkesa të ndara. Një kërkesë për sekuestrim të një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e masës drurore, dru “Ahu” për djegie, të pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 1.20 m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe një kërkesë për sekuestrimin e një (1) USB, një (1) Llaptop “DELL”, një (1) telefon “Samsung” dhe dy (2) fletore me shënime. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër M.T., për veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” nga neni 3 paragrafi 3 të Ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit nr. 05/L-002.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë

(6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar se i njëjtit ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave të pandehur. Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e masës drurore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar , në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Gjithashtu, kjo prokurori, ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, në tre raste të ndara.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.