A është Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Alarmon Gjenerali amerikan: Duhet të jeni...

  • 09 January 2020 - 11:24
A është Shqipëria në shënjestrën e Iranit? Alarmon Gjenerali amerikan: Duhet të jeni...

Gjenerali amerikan Michael Barbero tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente pas përshkallëzimit të tensionit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Çdo mik i SHBA-së, për fat të keq, konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, tha gjenerali amerikan, i pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë.

“Për këtë, vigjilenca është mjaft e rëndësishme, veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjilente në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike”, tha Barbero.

(Kosova Sot Online)