A do të afrohen edhe më shumë, Kurti e Mustafa takohen sot në 15 e 30

  • 09 January 2020 - 12:35
A do të afrohen edhe më shumë, Kurti e Mustafa takohen sot në 15 e 30

Siç kishin paralajmëruar edhe pas takimit të mbrëmshëm tre orësh, krerët e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje do të takohen edhe sot në përpjekjen e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje.

Sipas burimeve, takimi pritet të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës në orën 15:30.

Ky do të jetë takimi i tretë radhazi në mes të dy partive pas zhvillimeve të seancës së 26 dhjetorit ku u zgjodh Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës. 

Pas takimit të mbrëmshëm nga dy partitë kanë dhënë sinjale se ka lëvizje pozitive drejt arritjes së marrëveshjes, ndërkohë takimi i sotëm po shihet edhe si vendimtar, ku palët mund të afrojnë edhe më shumë qëndrimet e të shkojnë drejt arritjes së një marrëveshje finale.

Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, LVV ka dalë e para e pasuar nga LDK, ndërkohë për më shumë se tre muaj dy partitë kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për koalicion, edhe përkundër faktit se ishin pajtuar për programin qeverisës.

(Kosova Sot Online)