Tragjedia me 176 viktima/ Historia e gruas që e kishte parandjerë rrëzimin e avionit

  • 09 January 2020 - 13:18
Tragjedia me 176 viktima/ Historia e gruas që e kishte parandjerë rrëzimin e avionit

Një nga viktimat e avionit ukainas të rrëzuar në Iran e kishte parandjerë që diçka e keqe do të ndodhte. Sheyda Shadkhoo e mori në telefon të shoqin 20 minuta përpara se të avioni të ngrihej në ajër, dhe e përfshirë nga ankthi, i kishte kërkuar që ai ta ndihmonte nga larg psikologjikisht, duke e siguruar se gjithçka do të shkonte mirë.

“ Unë i thashë, mos u bëj merak, nuk ka për të ndodhur asgjë,” rrëfeu Hassan Shadkhoo për CNN. 

“Ajo ishte shumë e shqetësuar nga tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian javën e kaluar”, shtoi ai. Sheyda kishte marrë tre javë pushime nga puna e saj në Toronto dhe kishtë udhëtuar drejt Iranit për të takuar të ëmën dhe motrat.

Sipas Hassanit, e shoqja kishte pasur një parandjenjë shumë të keqe. Frikën e saj, ajo e kishte shprehur edhe përmes selfie-t të fundit të postuar në Instagram. “Po largohem, por më frikëson shumë ajo që është prapa meje. Trembem për njerëzit pas meje”, ka shkruar gruaja.

I shoqi tha se është i shkatërruar nga humbja e Sheydas me të cilën kishte ndarë 10 vite të jetës, e të cilën e përshkruan si një “engjëll”.

(Kosova Sot Online)