Harron çantën me 95 mijë euro në restorant, ia kthejnë pa i marrë asnjë euro

  • 09 January 2020 - 13:26
Harron çantën me 95 mijë euro në restorant, ia kthejnë pa i marrë asnjë euro

Pushimet e këtij dimri mund të kishin qenë ato ndër më të këqijat në jetën e një biznesmeni italian nga Latina.

Pasi konsumoi diçka në një restorant, biznesmeni u largua për të harruar aty një çantë që përmbante rreth 95 mijë euro. Megjithatë, punonjësit e barit e pikasën dhe kontrolluan menjëherë për të gjetur poseduesin e tyre.

Pas kontrolleve u gjet edhe pronari i saj, të cilën e lajmëruan menjëherë. Por surpriza ishte e madhe kur panë që të gjitha paratë ishin në çantë.

“Motra ime e gjeti atë në një tryezë jashtë restorantit dhe si zakonisht e vendosim atë pas banakut duke pritur që dikush të vijë e ta kërkojë. Por teksa askush nuk erdhi që ta tërhiqte, ne e hapëm duke kërkuar gjurmë për të gjetur pronarin.

Aty ndodheshin shumë para. Rreth 15 mijë euro kesh, letra me vlerë, çeqe dhe kuponë karburanti. Kur ai u shfaq ne i thamë që të ketë kujdes me ato para,” thotë Amedeo, pronari i barit.

(Kosova Sot Online)