Çfarë fshihet? Misteret e aksidentit ajror në Iran, Teherani nuk jep kutitë e zeza!

  • 09 January 2020 - 14:08
Çfarë fshihet? Misteret e aksidentit ajror në Iran, Teherani nuk jep kutitë e zeza!

Disa foto të dala në dritë së fundi pranë vendit ku u rrëzua avioni ukrainas me 176 persona në bord, duket se tregojnë mbetjet e një rakete.

Boingu 737 ra vetëm pak minuta pas ngritjes në ajër nga aeroporti ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran, që rrethana të mistershme. Hetimet paraprake tregojnë se avioni i  Ukrainian International Airlines është përpjekur të rikthehet në aeroport; ai duket ka hasur në një problem dhe siç thuhet, ishte përfshirë nga flakët.

Më herët, Irani deklaroi se nuk do t`ia dorëzonte kutitë e zeza të avionit as Boingut e as Shteteve të Bashkuara. Sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit, Irani, si vendi ku ndodhi aksidenti, ka të drejtën të zhvillojë hetimin, megjithatë zakonisht në raste të tilla duhet të përfshihet edhe kompania prodhuese e mjetit. Aksidenti I rëndë ajror erdhi në mesin e përshkallëzimi të ndjeshëm të tensioneve mes Iranit dhe Amerikës; vetëm disa orë përpara, dhjetëra raketa iraniane kishin goditur dy baza amerikane në Irak. Megjithatë, deri tani nuk ka prova që të tregojnë se ekziston një lidhje mes këtyre dy ngjarjeve. 

Irani pretendon se rrëzimi me shumë gjasë është shkaktuar “nga vështirësi teknike” e thotë se piloti humbi kontrollin e avionit pasi njëri nga  motorët mori flakë në ajër. Këtë variant e mbështetën edhe zyrtarë kanadeze të sigurisë, që mendojnë se shpjegimi më I mundshëm për aksidentin, është një keqfunksionim i Boingut 737,e  për këtë citonin burime nga shërbimet perëndimore të inteligjencës. Megjithatë, fotot e përhapura me shpejtësi në rrjetet sociale, të cilat tregojnë qartë atë që duket të jetë një pjesë e një rakete ne vendin e rrëzimit të avionit, vazhdojnë të ngrenë shumë pikëpyetje, së bashku me disa foto të tjera të çuditshme, ku shihet se pjesa e serbatorit, ka qenë e shpuar.

(Kosova Sot Online)