Dalin pamjet e tmerrshme/ Si u rrëzua dhe shpërtheu në flakë avioni në Iran

  • 09 January 2020 - 18:16
Dalin pamjet e tmerrshme/ Si u rrëzua dhe shpërtheu në flakë avioni në Iran

Në kulmin e tensioneve mes Iranit dhe SHBA, një avion me pasagjerë u rrëzua dje në Teheran, duke shkaktuar 176 viktima. Një ditë pas ngjarjes së rëndë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga aksidenti ajror.

Aeroplani Boeing 737 me 176 persona, pasagjerë dhe ekuipazh në bord u rrëzua menjëherë pak pas ngritjes në fluturim nga aeroporti “Imam Khomeini” në Teheran.

Raportet paraprake thonë se avioni ishte në rrugë drejt kryeqytetit ukrainas, në Kiev. Është e paqartë nëse incidenti është i lidhur me tensionet Iran-SHBA.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po bëhen përpjekje për të sqaruar rrethanat e përplasjes.

“Ngushëllimet e mia të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e të gjithë pasagjerëve dhe ekuipazhit”, tha ai në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)