Bota në prag lufte? Inteligjenca amerikane: Avioni ukrainas u qëllua nga raketat e Iranit

  • 09 January 2020 - 18:31
Bota në prag lufte? Inteligjenca amerikane: Avioni ukrainas u qëllua nga raketat e Iranit

Avioni ukrainas, i cili u rrëzua në Teheran duke shkaktuar 176 viktima, është qëlluar nga raketat iraniane.

Lajmi është bërë i ditur nga 3 zyrtarë të inteligjencës amerikane, të cilët theksojnë se tragjedia e rëndë erdhi si pasojë e sistemit raketor të Iranit. 

Ndërkohë, zyrtarët e Ukrainës kanë pezulluar fluturimet me Iranin derisa të përcaktohet shkaku i rrëzimit të avionit ukrainas menjëherë pas ngritjes nga aeroporti ndërkombëtar i Teheranit të mërkurën në mëngjes.

Autoritetet iraniane thonë se kanë gjetur kutitë e zeza të avionit, të cilat përmbajnë të dhënat e fluturimit dhe mund të ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të rrëzimit.

(Kosova Sot OInline)