Kriza politike, ja pasojat që paralajmërohen për Kosovën

  • 10 January 2020 - 07:32
Kriza politike, ja pasojat që paralajmërohen për Kosovën

“Në Kosovë tani secili po e sheh që ka vetëm sundim individual dhe sundim politik. Kosova është bërë shtet i partive por jo i popullit, shtet që punon për interesat e klientelave të ngushta politike dhe jo për popull. Pra ka shumë gjëra që humbën shpresën e qytetarëve. Nuk arritën të bëjnë koalicion me marrëveshje të shpejtë sepse nuk pati ide për qeverisje ndryshme në interesin e përgjithshëm por vetëm për sundim me paranë publike, një mentalitet politik sipas të cilit nuk ka demokraci por ka sundim dhe zhvatje”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Blerim Burjani e ka vlerësuar të rëndë gjendjen e krijuar në Kosovë, pa institucione funksionale por vetëm me qeveri në detyrë, tash e gati 6 muaj nga dorëheqja e kryeministrit, Ramush Hardinaj.

Sipas Burjanit, akoma më shumë është rënduar kjo gjendje, për faktin se partitë politike të ish opozitës së mandatit të kaluar, Vetëvendosje dhe LDK, i mashtruan qytetarët duke premtuar qeverisje më të mirë, dhe formim të shpejtë të qeverisë, por ky zotim u harrua që nga 7 tetori e deri më sot, duke luftuar fituesit e zgjedhjeve për interesat e tyre të ngushta klanore e partiake, dhe duke lënë anash interesin e përgjithshëm të shtetit për institucione të reja dhe zbatim të programit për zhvillim.

Image
Blerim Burjani

“Pasojat e vonesës për krijimin e institucioneve të reja, të qeverisë që të jetë në krye të detyrës, janë të dukshme. Në planin e brendshëm kemi të bëjmë me problemin më të madh që është aprovimi i buxhetit për vitin 2020. Po ashtu ka edhe një mal sfidash të tjera sepse kemi stagnim total në të gjitha fushat, duke filluar nga politikat zhvillimore ekonomike, e ku problemi më i madhësitë se nuk as projekte zhvillimore për ndaljen e ikjes së qytetarëve jashtë vendit. Në këtë aspekt kërkohet të ketë një pako masash që janë të domosdoshme për të ofruar një lloj shprese për qytetarët e zhgënjyer tej mase me qeverisjet e deritanishme”, thotë profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani shton se tej zgjatja e kësaj krize politike, ka filluar të krijojë mos interesim të madh për institucione të reja edhe te shumica qytetare, të cilët tanimë nuk iu besojnë as këtyre partive politike që u premtuan ndryshime të shpejta, dhe shtet zhvillimor që kthen shpresën për të jetuar këtu, e jo për të mësyrë rrugët e botës.

“Pra qytetari e ka humbur shpresën, andaj askush nuk merret me problemet se nuk ka koalicion, por të gjithë po pyesin pse njerëzit duhet të qëndrojnë në një shtet të tillë të kapur ku s’ka demokraci apo interes të përgjithshëm. Në Kosovë tani secili po e sheh që ka vetëm sundim individual dhe sundim politik. Kosova është bërë shtet i partive por jo i popullit, shtet që punon për interesat e klientelave të ngushta politike dhe jo për popull. Pra ka shumë gjëra që humbën shpresën e qytetarëve. Nuk arritën të bëjnë koalicion me marrëveshje të shpejtë sepse nuk pati ide për qeverisje ndryshme në interesin e përgjithshëm por vetëm për sundim me paranë publike, një mentalitet politik sipas të cilit nuk ka demokraci por ka sundim dhe zhvatje”, deklaron Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)