“Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”, porosia nga burgu e burrit të viktimës

  • 10 January 2020 - 09:36
“Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”, porosia nga burgu e burrit të viktimës

Nëna e Enkeleda Çapokut e cila ka qenë e pranishme në momentet e krimit të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ka rrëfyer momentet e vrasjes së vajzës së saj, nga kunati Eredet Çapoku.

Ajo ka treguar për media se raportet jo të mira që kishte Enkeleda me kunatin i dinte edhe burri i saj, vëllai i autori, i cili tani ndodhet në burg.

Porosia e tij për bashkëshorten ka qenë: “Enkeleda ruaju se nuk kam çfarë t’ju bëj që këtu”.

Këtë e ka treguar nëna e viktimës sot, duke treguar me lot në sy se si vajza e masakrua nga kunati me thikë dhe me sende të forta.

(Kosova Sot Online)