Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ndodhën 48 aksidente, 11 prej tyre me të lënduar

  • 10 January 2020 - 09:51
Gjatë ditës së djeshme në Kosovë ndodhën 48 aksidente, 11 prej tyre me të lënduar

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente të trafikut, 11 prej tyre kanë qenë me të lënduar, teksa 37 të tjera me dëme materiale.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës për shkelje të rregullave të komunikacionit gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar 1 mijë e 592 tiketa.

Më tutje, bëhet e ditur se dje janë arrestuar 22 persona për vepra të ndryshme penale, katër prej tyre janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)