Aksident i rëndë në Drenas, njëra veturë përfundon në ara dhe dyshohet për të lënduar!

  • 10 January 2020 - 10:50
Aksident i rëndë në Drenas, njëra veturë përfundon në ara dhe dyshohet për të lënduar!

Në mëngjesin e sotëm në fshatin Tersenik të Komunës së Drenasit, ka ndodhur një aksident i rëndë, ku janë përfshirë dy vetura.

Njëra prej veturave, pas përplasjes ka dalur nga rruga, duke rënë në ara.

Dyshohet se disa persona kanë mbetur të lënduar.

(Kosova Sot Online)