Krimi në Paskuqan/ Autori e përndiqte prej kohësh viktimën, e vrau në sy të vajzës 18 vjeçe dhe nënës së saj

  • 10 January 2020 - 10:57
Krimi në Paskuqan/ Autori e përndiqte prej kohësh viktimën, e vrau në sy të vajzës 18 vjeçe dhe nënës së saj

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi tronditës në Paskuqan, ku kunati Eredet Çapoku vrau me sende të forta kunatën e tij 35-vjeçare, Enkeleda Çapoku.

Media raporton se deri dy vite më parë viktima dhe autori i krimit jetonin në një shtëpi, por për shkak të konflikteve që kishin lindur, ata ishin ndarë dhe jetonin me qira, afër njëri-tjetrit. Gruaja jetonte me vajzën e saj 18-vjeçare, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në burg, i dënuar me 10 vite për drogë.

Kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, pasi punonte në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Më pas, fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Për këtë arsye, gruaja e kishte denoncuar kunatin, duke marrë urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj.

(Kosova Sot Online)