Rindërtimi pas tërmetit tragjik, Von der Leyen: Më 17 shkurt konferenca e donatorëve për Shqipërinë

  • 10 January 2020 - 12:05
Rindërtimi pas tërmetit tragjik, Von der Leyen: Më 17 shkurt konferenca e donatorëve për Shqipërinë

Në lidhje me konferencën e donatorëve pas tërmetit të 26 nëntorit reagoi sot edhe Presidentja e Komisionit Evropian , Ursula Von der Leyen.

Ajo u shpreh se konferenca e donatorëve për fazën e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel.

“Do punojmë për të vënë para procesin e zgjerimit. Do të përmirësojmë këtë. Do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën për anëtarësimin dhe procesin e negociatave për të dy vendet dhe që të plotësojnë kriteret e duhura.

Konferenca e donatorëve, jemi të lumtur për të pas tërmetit të tmerrshëm që ndodhi. Do të përpiqemi të ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit. Muajit e ardhshëm janë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Konferenca do të jetë më 17 shkurt” tha Von der Leyen.

(Kosova Siot Online)