E pengonte Rama, fotografi i OSBE hipën mbi shkallë

  • 10 January 2020 - 15:32
E pengonte Rama, fotografi i OSBE hipën mbi shkallë

Shqipëria mori ditën e djeshme zyrtarisht kryesimin e OSBE dhe përtej mesazheve të forta, u shkrepën edhe shumë foto nga takimi i mbajtur në Vjenë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama.

Disa prej fotove më pikante të takimit janë padyshim këto që po sjellim më poshtë, ku kryeministri Rama pozon për “foton familjare”, pas momentit historik të marrjes së Kryesisë së OSBE nga Shqipëria.

Në foto shihet fotografi, i cili ka hipur mbi shkallë për të realizuar foton perfekte të të gjithë të pranishmëve, pasi siç duket, gjatësia e kryeministrit Rama e pengonte për t’i kapur të gjithë.

(Kosova Sot Online)