Përpjekjet e Zemanit për çnjohje s’lënë gjurmë, Konjufcës i vjen urimi i parë nga Çekia

  • 10 January 2020 - 16:27
Përpjekjet e Zemanit për çnjohje s’lënë gjurmë, Konjufcës i vjen urimi i parë nga Çekia

Në fundin e vitit 2019, presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, ishte vënë në një ofensivë kundër Kosovës. Pas një vizite që kishte pasur në Serbi, Zeman thoshte se do të përpiqej për ç’njohjen e pavarësisë së Kosovës. Një nismë e tillë asnjëherë s’u bë realitet pas kundërshtimeve të mëdha që Zeman kishte marrë nga vetë institucionet çeke.

E gjithë këto zhvillime nuk kanë ndikuar fare në raportet në mes të dy shteteve. Një gjë të tillë e dëshmon edhe urimi që sot kreu i Senatit të Parlamentit të Çekisë, Jarsolav Kubera, i ka dërguar Glauk Konjufcës, pas zgjedhjes në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kubera e ka uruar në emër të të gjithë anëtarëve të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke. 

 “Shkëlqesia juaj, më lejoni t’ju përgëzoj me rastin e zgjedhjes tuaj në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, personalisht, si dhe në emër të të gjithë anëtarëve të Senatit të Parlamentit të Republikës Çeke”, ka shkruar Kubera në letrën e tij.

Image

(Kosova Sot Online)