Gjërat nuk shkuan sipas planit: Si dështoi SHBA ta vrasë edhe zyrtarin tjetër iranian bashkë me Soleimanin

  • 10 January 2020 - 21:41
Gjërat nuk shkuan sipas planit: Si dështoi SHBA ta vrasë edhe zyrtarin tjetër iranian bashkë me Soleimanin

Ditën që u vra gjenerali iranian, Qassem Soleimani në Bagdad, forcat amerikane kryen edhe një tjetër mision sekret, kundër një zyrtari të lartë ushtarak iranian në Jemen.

Sipas “Washington Post” shënjestra e sulmit ishte Abdul Reza Shahlai, një financier dhe komandanti kryesor i elitës së Iranit Quds Force, por operacioni nuk rezultoi me vdekjen e tij.

Pentagoni do të kishte njoftuar për të dy sulmet së bashku nëse do të kishin qenë të suksesshëm, por e nuk e zbuluan misionin Shahlai sepse nuk shkoi sipas planit.

Vrasja e Soleimanit ndezi inat në regjimin iranian, i cili u hakmor me sulme me raketë balistike në dy bazat irakiane që strehojnë trupa amerikanë, por nuk shkaktuan viktima.

Image

(Kosova Sot Online)