Aksident me një të plagosur rëndë

  • 10 January 2020 - 22:15
Aksident me një të plagosur rëndë

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në fshatin Plloçë.

Mësohet se këmbësori me inicialet Sh. R., rreth 55 vjeç, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, është aksidentuar nga një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin me inicialet R. S., 41 vjeç.

Për pasojë, 55-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

(Kosova Sot Online)