Trump e “arsyeton” vrasjen e Soleimanit: Kishte cak katër ambasada amerikane

  • 10 January 2020 - 22:33
Trump e “arsyeton” vrasjen e Soleimanit: Kishte cak katër ambasada amerikane

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ish gjenerali iranian, Qassem Soleimani kishte në plan të sulmonte katër ambasada amerikane.

“Ai po planifikonte sulme të reja dhe cak ishin ambasadat tona – jo vetëm ajo në Baghdad”, ka thënë Trump gjatë një tubimi në Ohio. 

“Por ne arritëm ta ndalim atë. Vepruam shumë shpejt dhe e ndalëm”.

Trump nuk ka treguar se cilat kanë qenë ambasadat që Soleimani planifikonte t’i sulmonte para se të vritej përmes një sulmi nga ajri.

(Kosova Sot Online)