Flet eksperti i sigurisë: Ja kush qëndron prapa thirrjeve për protesta për Specialen

  • 11 January 2020 - 07:49
Flet eksperti i sigurisë: Ja kush qëndron prapa thirrjeve për protesta për Specialen

“Edhe për këtë paralajmërim,qytetarët e kuptojnë se shumë kujt nga ata do i prishet rehatia, sepse nga skamnorët tani janë ngritur e bërë tepër të pasur, sepse edhe si udhëheqës të OVL e UÇK-së, kanë arritur të pasurohen e të ofrohen pranë të mëdhenjve të shtetit, të pasurohen në forma të ndryshme, prandaj është e kuptueshme që ata mund të ndërmarrin gjithçka për ta shpëtuar veten, apo edhe ata që iu ndihmuan të pasurohen”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së sigurisë, Hajruallah Tërnava, i ka parë si shumë serioze deklarimet e fundit të zyrtarëve të OVL-së të UÇK-së lidhur protestat që mundë t’i organizojnë nëse Specialja fillon me arrestimet e para, pasi tani është afër përfundimit intervistimi i dëshmitarëve dhe i të dyshuarave dhe pritet se shpejti ngritja e aktakuzave të para.

Tërnava dyshon tani se ky paralajmërim i OVL-së të UÇK-së lidhur protestat, është një shtytje nga vetë ata që insistuan për ta bërë këtë Gjykatë Speciale.

Image
Hajrullah Ternava

“Madje me presion të pa parë mbi deputetët për ta votuar atë, e që dyshohet se votimi në Kuvend ishte një kusht i kontraktuar nga Hashim Thaçi me ndërkombëtarët që së pakut ai dhe një grup rreth tij të mos preken gjatë procesit të ndjekjes së të dyshuarave nga Gjykata Speciale, por që tani është diktuar se askush nuk do të bëjë përjashtim pa u hetuar dhe trajtuar nga e gjithë ajo listë e gjerë e të dyshuarave që e ka hartuar Dick Marti dhe në të cilën figuron edhe emri i Hashim Thaçit”, thotë Tërnava.

Sipas tij, Gjykata Speciale është votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, dhe si e tillë uk ka arsye të pengohet puna e saj.

“Gjykata Specialë, sikur që e dimë, e ka filluar punën e vetë në Hagë,në bazë të kompetencave të saja që është formua me miratimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Parlamentin e Kosovës, dhe kur në pushtet si koalicion ishin PDK dhe LDK. Kjo gjykatë është miratuar me shumicën absolute të Kuvendit të Kosovës, dhe të rrallë ishin ata që nuk e votuan,edhe pse ishte e qartë arsyeja e krijimit të kësaj gjykate. Udhëheqësit eminent të shtetit si Hashim Thaçi, tani President i Kosovës, por dhe të tjerët kanë bërë presion ndaj deputetëve që të votohet dhe formohet kjo gjykatë. Tani mbas disa viteve që e filloj punën e sajë, Gjykata Speciale, këta sikur u bënë pishman, pra të parët e këtij shteti, ata që ishin iniciatorët e formimit të këtij gjyqi, dhe tentuan me çdo kusht që ta zhvlerësojnë vendimin mbi formimin e këtij gjyqi në Parlamentin e Kosovës ishte ajo një përpjeke pa sukses. Shkaqet për këtë tentim të zhbërjes i din vetëm Kryetari Hashim Thaçi,kurse ne qytetaret mundë të supozojmë se është në pyetje që çështja e premtimeve që i ka pas Hashim Thaçi nga të mëdhenjtë e botës, se nëse e formon gjykatën në fjalë, Kryetarin do ta shpëtojnë nga përgjegjësit e tij nga ky gjyq, por që pas miratimit e ka kuptua se edhe vetë do të jetë aktor në këtë gjyq, si i dyshuar, prandaj bëri çmos që ta pengon, por nuk arriti ta zhbëjë këtë gjykatë”, shton eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas Tërnavës, tani kur Specialja e ka filluar punën e saj, ka intervistuar numër të madh të dëshmitarëve dhe të dyshuarve, udhëheqësia e OVL-së së UÇK-së paralajmëron se do të ketë protesta, dhe këtë e bënë pasi shumë nga ata që do të arrestohen janë super milioner të krimit e korrupsionit që u pasuruan brenda natës dhe iu dhimbset pasuria e krijuar.

“Edhe për këtë paralajmërim,qytetarët e kuptojnë se shumë kujt nga ata do i prishet rehatia, sepse nga skamnorët tani janë ngritur e bërë tepër të pasur, sepse edhe si udhëheqës të OVL e UÇK-së, kanë arritur të pasurohen e të ofrohen pranë të mëdhenjve të shtetit, të pasurohen në forma të ndryshme, prandaj është e kuptueshme që ata mund të ndërmarrin gjithçka për ta shpëtuar veten, apo edhe ata që iu ndihmuan të pasurohen”, thekson Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sido që të jetë, Tërnava është i sigurt që inicimi i protestave do të hasë në një injorim të madh nga qytetarët e shumtë të Kosovës, pasi tanimë secili prej tyre, që nuk ka lidhje me këta individ e di fare mirë se për çka bëhet fjalë.

“Që nga formimi i këtij gjyqi në fjale, populli e ka kuptua esencën e formimit dhe asnjëherë nuk ka reaguar negativisht, sepse më në fund, përgjegjësia bije mbi ata deputet që në Parlament e kanë miratua këtë Gjykatë Speciale. Ana tjetër e shpresës së shumë qytetarëve është se nga kjo gjykatë do të zbardhen shumë krime misterioze që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës ndaj veprimtarëve politik shqiptar, edhe në ato vende ku janë tërhequr serbët, ku pas tërheqjes kana ndodhur të vriten edhe shumë veprimtar shqiptar që dihen me emra dhe me mbiemra, e ata nuk janë në numër të vogël, por këto vrasje kurrë nuk arriti ti zbardh drejtësia e Kosovës, që nuk e pati as mbështetjen nga qeveritarët e deritashëm. Tani të gjithë po shpresojnë që njëherë e përgjithmonë këto vrasje enigmatike të zbulohen nga kjo Gjykatë Speciale, që familjarëve të tyre të ju hiqet një barrë të cilën janë duke e mbajtur për vrasjet e pa zbuluara të të afërmve të tyre”.

Edhe pse protestat e paralajmëruara mundë të përpiqen ta sfidojnë qeverinë e re që do të formohet, Tërnava thotë se ato nuk mundë të jenë të atilla që ta destabilizojnë dhe sjellin para aktit të kryer të dorëheqjes apo diçka të ngjashme.

“Sigurisht që veprimi i Gjykatës Speciale do të jetë një patate e nxehtë që i mbetet në dorë qeverisë së re, por mos të harrojmë se edhe populli është lodhur me këta njerëz të pasluftës që rrahin gjoks se si e kanë çliruar këtë vend,dhe i dinë të gjitha të këqijat që po këta udhëheqës ia kanë sjell vendit tonë,që pas luftës e deri me tani. Prandaj edhe populli nuk është duke u mërzitur fortë për ta, dhe ka shumë nga populli që mezi presin me i pa aty ku e kanë merituar që moti,në burgje, prandaj nuk e besoj qe populli do ti përkrah organizimet e OVL për ndonjë demonstratë a protesta të mëdha .Demonstrata mundë të ndodhin por ato nuk do të jenë në përmasa të mëdha”, përfundon Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)