Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

  • 11 January 2020 - 08:51
Dy orë pritje për të dalë nga Kosova përmes Merdares

Mërgimtarët kosovarë po përballen me pritje të gjata në pikëkalimin kufitar në Merdare. Për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike, atyre po iu duhet të presin 2 orë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot në orën 08:00, në pikën e kalimit kufitar në Merdare po pritet deri në dy orë, kurse kolona e automjeteve është e gjatë rreth 700 metra.

Për dallim prej Merdares, në pikat e tjera kufitare hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare, klikoni

(Kosova Sot Online)