Policia shqipton 1653 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

  • 11 January 2020 - 12:23
Policia shqipton 1653 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Nga raporti i Policisë së Kosovës njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 1653 tiketa trafiku.

Nga statistikat e përgjithshme kanë ndodhur 14 aksidente trafiku me të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.

Policia ka arrestuar 20 persona prej tyre 9 janë dërguar në mbajtje dhe 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)