Flet profesori i njohur, ja çka thotë për protestat kundër Speciales

  • 11 January 2020 - 13:33
Flet profesori i njohur, ja çka thotë për protestat kundër Speciales

“Kjo gjykatë ka për qëllim zbardhjen e veprave penale gjatë dhe pas lufte, andaj duhet të vërtetohen dyshimet eventuale që janë. Protestat janë formë pakënaqësie demokratike, por gjykatat gjithmonë duhet ta kryejnë punën e tyre. Pritjet janë se këto arrestime mundë të fillojnë fare shpejtë por ende nuk është e qartë kur fillon ngritja e aktakuzave, sepse kjo mbetet çështje në diskrecion të plotë dhe vlerësim të gjendjes nga ana dhomave të specializuara të prokurorisë ”, thotë profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i njohur i së drejtës, Blerim Burjani konsideron se protestat që tani po paralajmërohen nga ana e OVL-së së UÇK-së kundër arrestimeve në pritje nga Gjykata Speciale, mundë të jenë një formë demokratike qytetare e shprehjes së pakënaqësisë, por nuk i bëjnë mirë shtetit të Kosovës.

Image
Blerim Burjani

“Kjo gjykatë është votuar me shumicën e votave nga të zgjedhurit e popullit, prandaj edhe është e pa logjikshme që tani të kërkohet të pengohet dhe pamundësohet puna e saj. Protesta mundë të ketë, por kjo gjykatë pashmangshëm do ta kryej punën e vetë”, thotë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas tij, nëse protestat marrin karakter masiv dhe acarohet situata, gjë që pamundëson veprimin e organeve policore të Kosovës për t’i arrestuar të kërkuarit, atëherë do të vihen në veprim edhe trupat e KFOR-it, një gjendje që nuk do të duhej krijuar, pasi nuk do të ishte pasqyrë e mirë për shtetin e Kosovës.

“Paralajmërime mund të ketë për protesta por për arrestime do të angazhoheshin pastaj trupat e specializuara nga KFOR, sidomos për personat që mund të provojnë ti shmangen fletë arrestit apo që mundë të provojnë të ikin. Sido qoftë, sipas këtyre paralajmërimeve, do të mundë të ketë protesta por se kjo gjykatë duhet të kryej punën e nisur, dhe unë konsideroj se nuk ka nevojë për gjëra të tilla”, shton profesori i së drejtës, Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Burjani konsideron se tani puna e kësaj gjykate ka hyrë në një fazë serioze, dhe me rëndësi është që të zbardhet e vërteta për dyshimet dhe të pastrohet tërësisht e kaluara për akuzat.

“Kjo gjykatë ka për qëllim zbardhjen e veprave penale gjatë dhe pas lufte, andaj duhet të vërtetohen dyshimet eventuale që janë. Protestat janë formë pakënaqësie demokratike, por gjykatat gjithmonë duhet ta kryejnë punën e tyre. Pritjet janë se këto arrestime mundë të fillojnë fare shpejtë, por ende nuk është e qartë kur fillon ngritja e aktakuzave, sepse kjo mbetet çështje në diskrecion të plotë dhe vlerësim të gjendjes nga ana dhomave të specializuara të prokurorisë”, përfundon Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)