Arrestohen dy persona për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

  • 11 January 2020 - 14:00
Arrestohen dy persona për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në Ferizaj.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në telefonin e të dyshuarve u është gjetur një video incizim.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që në telefonin mobil u është gjetur një video incizim ku shihet një person i pa njohur i gjinisë mashkullore duke u keqpërdorur seksualisht”, ka bërë të ditur policia”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)