Akuzat ndaj Trumpit pritet t’i shkojnë Senatit në fillim të javës tjetër

  • 11 January 2020 - 14:08
Akuzat ndaj Trumpit pritet t’i shkojnë Senatit në fillim të javës tjetër

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët do të dërgojë akuzat formale kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Senat në fillim të javës së ardhshme, ka deklaruar Nancy Pelosi të premten.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Pelosi ka qenë e angazhuar në diskutime për tri javë me liderin e shumicës në Senat, Mitch McConnell, lidhur me gjykimin e Trumpit në Senat.

Demokratët kanë kërkuar përfshirjen e deklaratave të dëshmitarëve dhe provave për presionin e presidentit Trump ndaj Ukrainës rreth hetimeve ndaj presidentit ish-zëvendëspresidentit Joe Biden.

McConell nuk e mbështeti këtë ide duke theksuar se ka mjaftueshëm vota të republikanëve për të filluar gjykimin pa pasur nevojë të dëgjohen dëshmitarë të tjera, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare të Trumpit, John Bolton.

Demokratët janë duke tentuar të bindin disa republikanë të modëruar për të lejuar dëshmitarë të rinj.

Senati pritet të gjykojë Trumpin para fillimit të fushatës presidenciale.

Presidenti Donald Trump, akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Hetimi ndaj tij filloi pasi një informator i paidentifikuar e informoi Kongresin për një telefonatë, midis presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenksyit, e zhvilluar në korrik të këtij viti.

Sipas tij, gjatë bisedës, Trump i kishte kërkuar Zelenskyit që Ukraina të hetojë për korrupsion, rivalin e tij politik, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter.

Joe Biden është ndër pretendentët kryesorë, për të fituar nominimin e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Trump gjithashtu akuzohet se ka kushtëzuar një ndihmë financiare të SHBA-së për Ukrainën, në këmbim të hetimeve të kërkuara.

(Kosova Sot Online)