Kërkohet reforma e thellë: Vetëm Vetting-u e pastron drejtësinë

  • 11 January 2020 - 19:05
Kërkohet reforma e thellë: Vetëm Vetting-u e pastron drejtësinë

“Se ky rast ishte thellësisht i manipuluar për ti liruar nga përgjegjësia të gjithë të pa fajshmit të akuzuarit e aferës Pronto, me të drejtë e konstatuan edhe analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e nxorën në shesh se si është hartuar kallëzimi penal për të dështuar që të fitohet rasti gjatë gjykimit”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online

 

Analistët politik dhe njohësit e fushës së të drejtës, kërkojnë që Qeveria e re e Kosovës, nëse arrin të formohet nga koalicioni LVV-LDK, ndër hapat e parë që duhet të ndërmerr të jetë fillimi i reformës së thellë në drejtësi dhe zbatimi i ligjit Vetting, pasi sipas tyre, me rastin e fundit të gjykimit të aferës “Pronto”, u dëshmua se sa thellë është drejtësia e Kosovës e kapur dhe instrumentalizuar nga segmente të fuqishme të krimit, të lidhura me politikën. 

Image
Ragip Guraziu

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik dhe njohës i kësaj fushe, Ragip Guraziu.

“Shqetësimi i gjithë neve është i madh sa i takon daljes në sipërfaqe të fakteve akoma më të fuqishme që tregojnë se si është duke bashkëjetuar drejtësia e Kosovës me krimin e Organizuar. Unë konsideroj se ishte shumë i drejtë, profesional dhe me kohë reagimi i Grupi për Studime Juridike e Politike i cili denoncoi hapur procesin e manipuluar nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me rastin Pronto. E kur reagojnë edhe organizatat e ngjashme të shoqërisë civile, atëherë kjo nuk donë koment tjetër por vetëm sa dëshmohet se drejtësia kosovare nuk funksionon si e pa varur, është shndërruar në shërbëtorë të krimit e të korrupsionit që bashkëjeton me politikën, prandaj duhet të këmbëngulim dhe ti kërkojmë qeverisë në ardhje trajtimin me prioritet të Vetingut në sistemin e sundimit të ligjit”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, është pikërisht rasti “Pronto” dhe provat që para më shumë se një viti patën dalë në media, ato që duhet t’i shërbejnë qeverisë në ardhje ta bëjë top prioritet pastrimin e të gjithë mekanizmave të sundimit të ligjit me Ligjin Vetting.

“Sepse ndryshe do të mbetet fjalë në erë zotimi para qytetarëve për shtet të së drejtës dhe luftim të pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, pasi drejtësia e kapur nga klani Pronto do të vazhdon ta bëjë të veten edhe më tutje. U pa ashiqare se trajtimi i këtij rasti paraqet dështimin më të madh të sistemit të drejtësisë, sikur në të gjitha vitet e mëparshme, edhe në vitin e kaluar. I dështuar u tregua në këtë rast jo vetëm gjyqësori, por edhe sistemit prokuroria, sepse po shihet ashiqare që qëllimshëm po dështon në në ndjekjen e krimit. Nuk ka ku të shkoj më tutje dështimi i Prokurorisë dhe gjyqësorit se sa kur është në pyetje përfaqësimin e interesit publik me anë të secilit nuk janë ndëshkuar këto dukuri publike të shkeljes së ligjit, si nepotizmi, korrupsioni i lartë si dhe ndikimi politik si mjet punësimi në institucionet shtetërore, që ishte një aferë e njohur, e ditur dhe shumë e argumentuar tek rasti i klanit Pronto”, shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 “Se ky rast ishte thellësisht i manipuluar për ti liruar nga përgjegjësia të gjithë të pa fajshmit të akuzuarit e aferës Pronto, me të drejtë e konstatuan edhe analistët e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, të cilët e nxorën në shesh se si është hartuar kallëzimi penal për të dështuar që të fitohet rasti gjatë gjykimit. Është konstatuar saktësisht se Prokuroria Speciale ka tentuar të provojë kryerjen e veprës penale të ushtrimit të ndikimit politik të të pandehurve duke vepruar nga prapaskena dhe duke i akuzuar të pandehurit për shkeljen e statusit të barabartë të qytetarëve të Kosovës dhe jo kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, gjë që është një devijimi i qëllimshëm i prokurorisë nga faktet që i ngarkojnë të dyshuarit lidhur me këtë aferë prandaj po e kërkojmë vazhdimisht zbatimin e ligjit Vetting për ta pastruar këtë sistem të kapur të drejtësisë”, përfundon Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)