Mitrovicasi plagos vetën me armë zjarri

  • 12 January 2020 - 11:16
Mitrovicasi plagos vetën me armë zjarri

Të shtunën në Mitrovicë një person është vetëplagosur me armë zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës te Tuneli i parë në Mitrovicë, ku i dyshuari është vetëplagosur me armë zjarri.

Ai është dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa njësiti policor ka konfiskuar pistoletën dhe një gëzhojë të kalibrit 9mm.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)