Zogu i Tiranës flet për çunat e qelisë: Janë nga dy metra, më sjellin çokollata…

  • 12 January 2020 - 13:32
Zogu i Tiranës flet për çunat e qelisë: Janë nga dy metra, më sjellin çokollata…

Disa javë më parë, përfundoi në prangat e policisë si shfrytëzues i prostitucionit. I njohur si “Zogu i Tiranës” në showbiz, Hermes Nikaj ka rrëfyer për “Panorama Plus”, 5 javët në “kafaz”  mes të fortëve problematikë.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj tij, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat, Hermes rrëfen si ndihet brenda qelive të burgut në Tiranë.

“Unë këtu po bëj 5 javë në total. Më kanë trajtuar shumë, shumë mirë, pasi unë jam me kujdes të veçantë. Po gjendja ime shëndetësore e psikologjike është e rënduar. Nuk mund të rrijë një gazetar i mbyllur në qeli”, është shprehur ai. 

I pyetur se si sillen të burgosurit dhe a ndihet i frikësuar, ai është përgjigjur: “Jo, më trajtojnë me kujdes. Sillen shumë mirë, më sjellin  çokollata, paketa, përkujdesen për mua.  Je bërë mik special me ndonjë? Patjetër, unë shoqërohem me të gjithë këtu. Mua më do çdo mashkull, malësor apo fushor të jetë”.

Hermes ka shtuar se burgu nuk e ka ndryshuar dhe vazhdon të vishet bukur. “Kështu vazhdoj të jem seksi dhe vazhdoj të vishem bukur. Këtu më thërrasin “o seksi i burgut” të gjithë, nga  të burgosurit e deri te gardianët. Më thonë “sa erdhe ti na zbukurove burgun, o dielli i burgut!”, ka shtuar ai.

“Unë vëmendjen e kam pasur sepse mua më njeh gjithë bota. Jam shumë i kënaqur nga Burgu 313, pasi këtu më trajtojnë mirë. Jam në kat të tretë, ku vuajnë dënimin njerëz të ngritur e çuna jo problematikë, të qetë, siç më thonë shefat këtu”, tha Zogu i Tiranës kur u pyet se çfarë “ka bërë ai në burg për të tërhequr vëmendjen.

Ndërsa i pyetur nëse janë të mirë në pamje, Hermes përfundoi: “Po janë yje, nga dy metra dhe të gjithë më drejtohen jo me emër, por “o zemra ime”.

(Kosova Sot Online)