Spitali i Gjilanit bëhet me CT-në e parë 128 shtresore

  • 13 January 2020 - 11:08
Spitali i Gjilanit bëhet me CT-në e parë 128 shtresore

Ismaili Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, kanë përuruar CT-në 128 shtresore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, e cila është e para e këtij lloji në institucionet publike shëndetësore në Kosovë. CT-ja 128 shtresore në vlerë prej 400 mijë euro është donacion i Qeverisë së Luksemburgut, që përmes programit përkrahës për shëndetësi në Kosovë tani e disa vjet i ka dhënë ndihmë të madhe reformave dhe avancimit të shërbimeve shëndetësore.

Ismaili ka uruar profesionistët shëndetësorë të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit për këtë pajisjet e reja, duke thënë se kjo është në vazhdën e modernizimit të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai ka falënderuar edhe Qeverinë e Luksemburgut për mbështetjen e vazhdueshme për shëndetësinë kosovare. 100 mijë euro shtesë janë ndarë edhe për pajisje të tjera për këtë spital, ultrazëra dhe Holltera për Repartin e Kardiologjisë, Neurologjisë dhe Pulmologjisë.

(Kosova Sot Online)