Inspektorati i MTI-së konfiskon mallra te falsifikuara

  • 13 January 2020 - 11:39
Inspektorati i MTI-së konfiskon mallra te falsifikuara

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se kanë konfiskuar mallra të falsifikuara që nuk kanë prejardhje dhe mbulesë të faturave.

Nga MTI kanë njoftuar se kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla ka deklaruar se ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e tjera bashkë me doganat dhe policinë.

“Aksioni do të vazhdojë në tërë Kosovën dhe do të  të vazhdojë ne tërë Kosovën dhe do te konfiskohen mallrat qe nuk kanë mbulesë të faturave dhe janë marka të falsifikuara”, ka thënë Syla.

Kryeinspektori ka kërkuar nga komunat që të mbështesin këtë aksion.

(Kosova Sot Online)