Shqiptari me dy emra, ‘menaxher’ i trafikut 100 milionë euro lëndë narkotike

  • 13 January 2020 - 13:13
Shqiptari me dy emra, ‘menaxher’ i trafikut 100 milionë euro lëndë narkotike

Një shtetas shqiptar është në mesin e të arrestuarve në portin e La Spezia në Itali, pasi u zbulua një tentativë trafiku ndërkombëtar droge.

Efektivët e Guardia di finanza zbuluan drogën në mes të disa pllakave graniti që kishin mbërritur nga Brazili dhe destinacion kishin një depo në Massa Carrara.

Aty u zbuluan edhe katër “menaxherët”, mes tyre shqiptari që duket se mbante dy emra, me inicialet P.B.L, sipas mediave italiane.

Mësohet se sasia e drogës së sekuestruar është 333 kg kokainë e pastër e cila do i siguronte nga shitja trafikantëve një vlerë prej rreth 100 milion euro.

(Kosova Sot Online)