Analisti i njohur ‘shpërthen’ kundër VV-së dhe LDK-së, ja akuza për PAN-in

  • 13 January 2020 - 14:29
Analisti i njohur ‘shpërthen’ kundër VV-së dhe LDK-së, ja akuza për PAN-in

“Natyrisht se edhe ky është një veprim i qeverisë së dorëhequr, të kryeministrit në ikje z. Haradinaj, thellon edhe më tej krizën financiare të vendit, kur flitet që edhe rezervat e shtetit thamë janë në zero si rezultat i keq qeverisjes dhe keqpërdorimit që iu bë këtij buxheti gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së PAN-it”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Haziri ka reaguar lidhur me vazhdimin e mbledhjeve të reja të Qeverisë së Kosovës në dorëheqje, dhe vendimeve që po vazhdon t’i merr.

Reagimi i ashpër i Hazirit vjen pasi që të premten është mbudhur Qeveria në ikje dhe i ka zbrazur nga buxheti i shtetit edhe 250 mijë euro të tjera, pa a e pasur as edhe një konsultë të vetme me Kuvendin.

Sido qoftë, sipas Hazirit përgjegjësi mbajnë për këtë vazhdim të qeverisjes së vendit me “ligjet e xhunglës “ edhe partitë që dolën fituese nga zgjedhjet e fundit, të cilat vendosën vija të kuqe për ish koalicionin PAN, dhe tani nuk po arrijnë të merren vesh për krijimin e qeverisë se re.

Image
Nexhat Haziri

“Vazhdimin e funksionimit të Qeverisë së dorëhequr të PAN-it, dhe mundësinë për të marrë vendime edhe antiligjore dhe antikushtetuese, po ua mundëson LVV dhe LDK-ja, të cilat nuk po mund të arrijnë dot marrëveshjen për koalicion dhe formimin e qeverisë së re. Deri sa këto dy parti vazhdojnë më kalkulime dhe interesat e tyre partiake se kush po merr pushtet më shumë, duke thyer edhe premtimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore për ndryshim dhe se primare e kanë shtetin, qeveria e PAN-it i ka të gjitha mundësitë për keqpërdorim të buxhetit të shtetit, mbushjen e institucioneve me militant partiak, dhe veprime të tjera në interes partiak dhe të grupeve të tyre të para politikës”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se vendimi i fundit i kësaj qeverie për ndarjen e 250 mijë euro koalicionit global kundër ISIS-it, është një vendim më shumë populist se sa që ky koalicion ka nevojë për këtë ndihmë, derisa me veprime të tilla, që janë ndërmarr edhe në ta kaluarën, po ndikohet në thellimin e krizës sociale për qytetarët e varfër. 

“Natyrisht se edhe ky është një veprim i qeverisë së dorëhequr, të kryeministrit në ikje z. Haradinaj, thellon edhe më tej krizën financiare të vendit, kur flitet që edhe rezervat e shtetit thamë janë në zero si rezultat i keq qeverisjes dhe keqpërdorimit që iu bë këtij buxheti gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së PAN-it. Megjithatë është për keqardhje që duke marrë parasysh të gjitha këto veprime të kundërligjshme të qeverisë së dorëhequr të PAN-it, nuk shihet se LVV dhe LDK, po reflektojnë për ta ndërtuar qeverinë e re dhe për ti ndalur këto abuzime me paranë publike nga qeveria paniste”, deklaron Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)