Glauk Konjufca merr urim nga Sllovenia

  • 13 January 2020 - 14:36
Glauk Konjufca merr urim nga Sllovenia

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka marrë një telegram urimi nga homologu i tij slloven Dejan Zidan.

“Në emrin tim personal dhe të Kuvendit Kombëtar të Republikës së Sllovenisë, më lejoni t’ju përcjelli urimet e sinqerta për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur që do t’i përkushtoheni përmbushjes së qëllimeve të caktuara me zgjuarsi dhe të bëni përpjekje të mëdha për realizimin e tyre. Ju dëshiroj suksese në kryerjen e përgjegjshme të punës suaj”, shkruhet në telegramin e kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë.

Tutje, në këtë telegram urimi është folur edhe për marrëdhëniet e mira në mes të dy vendeve. Sllovenia, thuhet në letër do të vazhdojë që të mbështesë procesin e zgjerimi euro – atlantik. 

“Me këtë rast, dëshiroj të shpreh sa jam i kënaqur me marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Republikës së Kosovës. Unë jam i bindur se nëpërmjet një bashkëpunimi aktiv të dy parlamenteve, edhe në të ardhmen do të zhvillohet me sukses kjo marrëdhënie. Njëkohësisht, do të dëshiroja t’ju siguroja se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme ndaj progresit të vendit tuaj në procesin e zgjerimit euro-atlantik, dinamika e së cilit është me rendësi të veçantë në kohen kur jemi duke u ballafaquar me sfidat globale dhe rajonale që janë gjithmonë në rritje”.

(Kosova Sot Online)