Australia ndan 76 milionë dollarë për fondin emergjent pas zjarreve shkatërruese

  • 13 January 2020 - 14:37
Australia ndan 76 milionë dollarë për fondin emergjent pas zjarreve shkatërruese

Qeveria australiane njoftoi se e ka krijuar një fond emergjent prej 76 milionë dollarësh, i cili do të përdoret për shërbimet e shëndetit mendor për komunitetet e goditura nga zjarret që nga shtatori i vitit të kaluar.

Zjarret e vitit të kaluar, të cilat po vazhdojnë edhe në janar, janë ndër fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e kontinentit të largët. Deri më tash, nga zjarret kanë vdekur 26 njerëz, janë shkatërruar më shumë se dy mijë shtëpi, janë djegur mbi 10 milionë hektarë tokë dhe shumë kafshë autoktone janë pranë zhdukjes. 

Besohet se nga zjarret kanë ngordhur më shumë se 1 milion e 250 mijë kafshë, ndërsa ekspertët thonë se në këtë fatkeqësi gjithashtu janë zhdukur qindra miliarda insekte.

Autoritetet gjithashtu kanë thënë se do ta shqyrtojnë mundësinë e shpalles së koalave si specie e rrezikuar pasi 30 për qind e mejdisit të tyre jetësor është shkatërruar nga zjarret.

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, është kritikuar për qasjen e tij ndaj zjarreve dhe politikat klimatike të qeverisë. Ai ditë më parë pranoi se kabineti i tij ka mundur ta trajtojtë këtë çështje më mirë dhe ka shprehur keqardhje për lëshimet e mundshme, shkruan “India Today”.

(Kosova Sot Online)