Blen hamburger dhe gjen në të merimangën ‘e pjekur’

  • 13 January 2020 - 15:05
Blen hamburger dhe gjen në të merimangën ‘e pjekur’

Një vajze e re ka mbetur e shokuar pasi në një hamburger të McDonald’s ka gjetur një merimangë të ngordhur të pjekur dhe ishte porcioni i partnerit të saj.

Joanna Kincaid, 22 vjeç, vizitoi një degë të restorantit të ushqimit të shpejtë në College Road në Birmingham për të konsumuar hamburger bashkë me partnerin e saj Jason në 8 janar por gjithçka ka shkuar keq.

Por pak para se partneri i saj të kafshonte hamburgerin çifti është neveritur pasi ka gjetur një merimangë të vogël kafe të ngulitur në një cep të bukës.

Dyshja menjëherë e kthyen hamburgerin përsëri në dyqan por nuk morën asnjë kompensim për këtë.

(Kosova Sot Online)