“Pazaret kriminale”, kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut

  • 14 January 2020 - 07:58
“Pazaret kriminale”, kërkohet urgjentisht shkarkimi i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut

 "Pazaret kriminale të Dardan Sejdiut duket se filluan që me rikthimin e tij në Komunë te Prishtinës, e cila fatkeqësisht, ka kohë që është shndërruar në arenë të pazareve kriminale të klanit të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, të cilët të bindur se kurrë në jetën e tyre nuk do të jenë më në pozitat që mbajnë, po bëjnë zhvatjet e fundit maksimale duke keqpërdorur pozitat e tyre deri në fund dhe duke u vënë 100% në shërbim të nëntokës kriminale”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Dështimi në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 nga klani i Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, dhe afrimi i fundit të mandatit qeverisë me komunën e Prishtinës, sipas analistëve, ka bërë që ky klan i tej korruptuar t’i bëjë llogaritë finale të përfitimit të madh nga abuzimi me pushtet, para fundit të turpshëm të karrierës politike, prandaj me vrullin më të madh është nisur furishëm në kapjen maksimale të të gjitha institucioneve të pushtetit lokal, që nga administrata komunale e gjithandej nëpër ndërmarrjet publike që administrohen nga komuna e Prishtinës.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online” analisti politik, Gani Qarri duke e ndërlidhur këtë situatë me emërimin e djalit të axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu për sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Kjo lëvizje e fundit e klanit të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, sipas Qarrit është bërë kryekëput si pjesë e skenarit të tyre për ta bërë komunën e Prishtinës, një agjencion të parave kriminale për përfitime klanore e familjare.

Image
Gani Qarri

“Siç u njoftua edhe publikisht, para pak kohësh djali i axhës së Dardan Sejdiut, Agron Sejdiu është emëruar sekretar në ndërmarrjen e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, gjë që është edhe një dëshmi më tepër kjo, se si në vijimësi, po vazhdon kapja e komunës së Prishtinës nga klani kriminal i Shpend Ahmetit, në krye të të cilit klan është vënë Dardan Sejdiu, apo shefi i shefave të PSD-s, njëjtë si Adem Grabovci në klanin Pronto të PDK-së. Pazaret kriminale të Dardan Sejdiut duket se filluan që me rikthimin e tij në Komunë te Prishtinës, e cila fatkeqësisht, ka kohë që është shndërruar në arenë të pazareve kriminale të klanit të Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut, të cilët të bindur se kurrë në jetën e tyre nuk do të jenë më në pozitat që mbajnë, po bëjnë zhvatjet e fundit maksimale duke keqpërdorur pozitat e tyre deri në fund dhe duke u vënë 100% në shërbim të nëntokës kriminale”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, derisa po hetohet një yrysh kaq i madh i kapjes së kriminale të çdo segmenti vendimmarrës në komunën e Prishtinës nga ky klan, shpëtimi do të duhej të jetë kërkesa urgjente për shkarkim komplet të kupolës së klanit Ahmeti- Sejdiu nga qeveria komunale e Prishtinës, ndryshe zhvatja, deformimi dhe degradimi i Prishtinës do të merr përmasa alarmante deri në fund të mandatit të tyre, pasi që edhe prokuroria po i mbyllë sytë para këtyre veprimeve.

“Për veprime si këto dhe shumë tjera të tilla apo të ngjashme, Shpend Ahmeti dhe Dardan Sejdiu, do duhej të shkarkoheshin urgjentisht, në vend që të lejohej, të vihet e tëre komuna e Prishtinës në shërbim të nëntokës kriminale, akte antiligjore,kundër të cilave, tash e sa kohë, as prokuroria nuk guxon të hap qoftë edhe një aktakuzë të vetme penale”, deklaroi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)