Paga mesatare në Kroaci është 846 euro

  • 14 January 2020 - 10:21
Paga mesatare në Kroaci është 846 euro

Paga mesatare neto në Kroaci, e paguar në tetor 2019, ishte 6,281 kuna, ose 846 euro. Në nivel vjetor, kjo është një rritje reale prej 2.8 për qind, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Krahasuar me muajin shtator, paga neto mesatare e paguar ishte më e lartë për 0.8 për qind, raportojnë mediat kroate.

Pagën mesatare më të lartë në muajin tetor e kishin marrë të punësuarit në trafikun ajror prej 1,512 euro dhe më të ultën, 556 euro, në sektorin e shërbimeve.

(Kosova Sot Online)