William Walker me dy porosi pas takimit me Albin Kurtin

  • 14 January 2020 - 12:17
William Walker me dy porosi pas takimit me Albin Kurtin

Ka përfunduar para pak minutash edhe takimi i ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker, dhe kreut të VV’së, Albin Kurti.

Walker pas takimit me Kurtin ka dhënë mesazh për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Tutje ish-ambasadori ka thënë se ndarja e posteve nuk duhet të jetë një pengesë për arritjen e një koalicioni.

Sipas Walker ndarja e pozitave i takon sistemit të vjetër të të bërit politikë.

Ish-ambasadori dje gjatë ditës ka vizituar edhe zyrat e LDK’së ku është takuar me krerët e partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

Përveç Walker, dje në zyrat e LDK’së ka qëndruar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

(Kosova Sot Online)