Sindikatat kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca

  • 14 January 2020 - 14:08
Sindikatat kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca

Sindikata e arsimit, e shëndetësisë dhe ajo e policisë së Kosovës po kërkojnë takim urgjent me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

Sindikalistët po kërkojnë nga Konjufca që të ndërmarr hapa ligjor për aprovimin e buxhetit të vitit 2020, me qëllim shmangien e trazirave sociale në rast se nuk formohet qeveria. 

Njoftimi i plotë nga sindikatat:

Në takimin e përbashkët ne mes Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Federatës Sindikale te Shëndetësisë (FSSHK) dhe Sindikatës se Policisë (SPK) duke parë rrethanat aktuale në te cilat ndodhemi, paraqesim brengen tonë për përkeqësimin e mirëqenies sociale te anëtarësisë tonë dhe në kuadër te saj njoftojmë opinionin e gjerë se kërkojmë takim urgjent me Kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca, Kryeministrin ne detyre z.Ramush Haradinaj dhe Avokatin e popullit z.Hilmi Jashari.

Te tri sindikatat nga Kryeministri ne detyre kërkojnë qe ta dërgoj ne Parlamentin e Kosovës Projektligjin për buxhet për vitin 2020 me qellim të shmangies së trazirave sociale. Ndërsa nga Kryeparlamentari kërkojmë qe te ndërmarr hapa ligjor parlamentar për aprovimin e buxhetit me kohe. Avokatit të popullit i drejtohemi me kërkesën e thjesht qe te procedoj kërkesat e sindikatave te punëtoreve të sistemit publik, në lidhje me revokimin e vendimit për masën e përkohshme për pezullimin e Ligjit te pagave. E gjithë kjo behet në përpjekje te ruajtjes se qetësisë sociale ne Republikën e Kosovës.

(Kosova Sot Online)