Oqeanet në 2020 janë më të ngrohta se kurrë më parë në historinë e njerëzimit

  • 14 January 2020 - 15:10
Oqeanet në 2020 janë më të ngrohta se kurrë më parë në historinë e njerëzimit

Oqeanet e mbarë botës janë më të ngrohta në vitin 2019 sesa në çdo kohë tjetër në historinë njerëzore, sipas një studimi të ri, duke shtuar frikën se ndryshimi i klimës po shpejton.

Temperaturat mesatare globale të oqeaneve në 2019 u rritën në 0.075 ° C mbi temperaturën mesatare midis viteve 1981 dhe 2010.

Për të ngrohur ujin e botës në kaq kohë kërkohet një sasi e madhe energjie, me një vlerë të barabartë me 3.6 miliardë shpërthime të bombës atomike në Hiroshima.  

"Bomba atomike në Hiroshima shpërtheu me një energji prej rreth 33.173.599.210 gradë Celsius," tha Lijing Cheng, autori kryesor i studimit dhe profesor i asociuar në Qendrën Ndërkombëtare për Klimën dhe Shkencat e Mjedisit në Akademinë Kineze të Shkencave.

'Sasia e nxehtësisë që kemi shtuar në oqeanet e botës në 25 vitet e fundit është e barabartë me 3.6 miliardë shpërthime të bombës atomike të Hiroshima’.

'Kjo ngrohje e matur e oqeanit është e pakundërshtueshme dhe është dëshmi e mëtejshme e ngrohjes globale’, ka përmbyllur Lijing.

(Kosova Sot Online)