Kosova dështon keq, mafio-politikanët frikësojnë investitorët e huaj

  • 15 January 2020 - 07:40
Kosova dështon keq, mafio-politikanët frikësojnë investitorët e huaj

“Posa të vijnë në pushtet i harrojnë premtimet dhe fillojnë më zhvatje dhe shantazh kundër secilit që provon të hap një biznes të përmasave të mëdha në Kosovë, që gjeneron zhvillim ekonomik dhe hap vende të reja pune popullin. Të tillëve ju kërkohet haraç, bile duke ju rënë në qafë e mos i lejuar fate të zhvillohen e të zgjerohen për të angazhuar fuqi punëtore dhe prodhim”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas njohësve të fushës së ekonomisë, një nga pasojat e ngecjes së madhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës për këto dy dekada të pas luftës, është mungesa e vazhdueshme nga viti në vit e investimeve të huaja në Kosovë. Krahasuar me vitin 2007, investimet pothuajse janë përgjysmuar në vendin tonë. Investimet e huaja në vend po shënojnë rënie me kalimin e viteve. Milionat që dikur derdheshin në Kosovë, tash po investohen në shtetet e tjera të rajonit.

Për këtë dështim të madh që po e karakterizon shtetin e Kosovës, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti dhe ekspert i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci.

Ai e vlerëson tepër të dështuar periudhën e pas pavarësisë së Kosovës, e veçmas këto 12-13 vitet e fundit kur gjithçka është e bllokuar dhe duke mbetur në vendnumërim.

Image
Dardan Grapci

“Fajtorët kryesor pse Kosova po dështon me investime nga investitorët e huaj dhe vendor janë vetë politikanët tanë, për shkak se në vend se të kërkojnë dhe bëjnë apel për investime, ata shkojnë dhe merren me disa punë qe sipas mendimit tim nuk janë për interesin e shtetit por për interesat e tyre personale. Posa të vijnë në pushtet i harrojnë premtimet dhe fillojnë më zhvatje dhe shantazh kundër secilit që provon të hap një biznes të përmasave të mëdha në Kosovë, që gjeneron zhvillim ekonomik dhe hap vende të reja pune popullin. Të tillëve ju kërkohet haraç, bile duke ju rënë në qafë e mos i lejuar fate të zhvillohen e të zgjerohen për të angazhuar fuqi punëtore dhe prodhim”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, përgjegjësia për këtë shkelje kundër interesit qytetar, fillon nga pushteti i nivelit lokal e deri në kupolën e qeverisë qendrore.

“Gjithashtu në këtë kategori të dështimeve hyjnë edhe vetë kryetarët e komunave në Kosovë, sepse kryetarët e komunave janë ata që po i përzgjedhin tenderomanët mafioz dhe jo serioz për investime jo kapitale, ku po këta të njëjtit investitor pastaj nuk ju përgjigjen as obligimeve më elementare ndaj shtetit, nuk paguajnë as rrymë, as uj, as taksë etj, por ju ngarkohen të gjitha këto obligime qytetarëve ilegalisht nga 1% më shumë që ta paguajnë borxhin e taksës që e ka për obligim të ja paguan shteti ai “investitori ”mafioz”. Prandaj nëse nuk rregullohet me ligj mbrojtja e investitorëve dhe qytetarëve, si dhe nëse nuk luftohet krimi i tenderomanisë nëpër komunat e Kosovës e deri tek kupola e pushtetit qendror, Kosova jo që do të pësoj kolaps ekonomik, por mund ta na qon kjo situatë edhe deri tek lufta civile”, shton Grapci për “Kosova Sot Online “.

Një situatë akoma më e rëndë, sipas Grapcit po krijohet në këta muajt e fundit me mos krijimin e Qeveris së re për shkak të luftës për pushtet në mes të LVV-së dhe LDK-së.

“Prandaj po dal në pozitën e shumicës së qytetarëve nevojtar dhe me gjendje të vështirë ekonomike, dhe po ju bëjë apel dy politikanëve, Albin Kurtit dhe Isa Mustafës për ta gjetur një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur, ndryshe le ta lirojnë “pragun”, le të hapet dera duke krijuar para kushte për zgjedhje të reja, brenda 6 mujorit të parë të këtij viti 2020 dhe vendi të mos rrëshqet në kolaps akoma më të madh, sepse në situata të tilla investitorët dekurajohen akoma më shumë, nëse aty nu nuk ka stabilitet institucional, nuk ka sundim të ligjit, e ku nuk ka sundim të ligjit, nuk shkojnë përpara as proceset zhvillimore ekonomike”, përfundon Grapci për “Kosova Sot Online”

(Kosova Sot Online)