Skandali i ri i Shpendit: HESHT se si ia dha lejen për 226 shtëpi luksoze te Liqeni Badovcit, Arbër dhe Latif Kryeziut!

  • 15 January 2020 - 07:48
Skandali i ri i Shpendit: HESHT se si ia dha lejen për 226 shtëpi luksoze te Liqeni Badovcit, Arbër dhe Latif Kryeziut!

“Ajo që habit kësaj radhe, është fakti se pse u bë e madhe vetëm për rastin e kompanisë KAWA Group, të preferuar të Shpend Ahmetit, ku dyshohet se prapa tyre qëndrojnë Devollët, bashkë me vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Pacolli, e nuk u reagua njëjtë edhe kundër lagjes ROYAL. Pra, kundër pronarëve Arbër dhe Latif Kyreziu, të cilët realisht po ndërtojnë në çdo cep të Prishtinës duke blerë leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti dhe Genc Bashota e klika e tyre,por që megjithatë askush nuk reagoi, megjithëse pikërisht atyre iu lëshua leja ndërtimore për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot Online”

Komuna e Prishtinës dhe kryetari , Shpend Ahmeti janë duke u përballur këto ditë me një kundërshtim të madh nga qytetarët, lidhur me një plan i cili ka të bëjë me ndërtimin në afërsi të Liqenit të Badovcit.

Plani është i projektuar nga “4M Group”, dhe e planifikuar të ndërtohet nga “Kawa”, projekt ky që u kundërshtua me të madhe nga mbi 20 mijë qytetarë, pasi ata po konsiderojnë se ndërtimi e dëmton dhe rrezikon seriozisht Liqenin e Badovcit, ujin e pijshëm me të cilin furnizohen një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës me rrethinë.

Por njëjtë nuk u reagua edhe kundër lagjes ROYAL, pronarit Arbër dhe Latif Kyreziu, që realisht po ndërtojnë në çdo cep të Prishtinës, sipas analistëve, duke blerë leje ndërtimi.

“Kosova Sot Online”, ka siguruar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze, por për të cilën nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit.

Analistët kërkojnë që njëjtë si në rastin “KAWA GROUP”, qytetarët duhet të protestojnë edhe kundër këtij rasti edhe më eklatant dhe të anulohen të gjitha lejes e ndërtimit te liqeni i Badovcit,siq i quajnë ata “ leje kriminale tipike që Shpend Ahmeti dhe klika e tij ia japin Arbër Kryeziut çdo kund në Prishtinë, edhe në ato hapësira ku askujt tjetër nuk ia japin, Arbër Kryeziu e blen me para”.

Sipas analistëve, “i tërë ndërtimi i kompanisë së Arbër Kryeziut është ndërtimi me leje ndërtimore të blera përmes krimit të organizuar, në kokën e të cilit krim qëndron Shpend Ahmeti”.

Sipas tyre, prokuroria po i mbyll sytë para krimit të organizuar me leje ndërtimore në komunën e Prishtinës, në vend që të nisë hetimet dhe Shpend Ahmeti të përfundojë në pranga bashkë me klikën e tij, që po shet leje ndërtimore, ndërkaq i refuzon qytetarët që nuk i paguajnë "tall". Edhe përkundër pyetjeve të dërguara Komunës së Prishtinës dhe Shpend Ahmetit, askush nuk ka kthyer përgjigje.

Lidhur me këtë aferë të rradhës, për “Kosova Sot Online “ ka folur analisti politik, Gani Qarri, ndërkaq leja ndërtimore e dhënë nga Komuna e Prishtinës është ky dokument.

Image

 

Image

Analisti Gani Qarri thotë se “Shpend Ahmeti po e shfrytëzon tani fundin e karrierës së tij në politikë për të zhvatur dhe për tu pasuruar, duke e ditur se ndëshkimi qytetar nuk kthehet mbrapa dhe ai pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2010 është i vdekur politikisht, së bashku me klikën e tij”.

Image
Gani Qarri

“Pas dështimit katastrofal që pësoi në zgjedhjet e 6 Tetorit, Shpend Ahmeti tha se po jepte dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet partiake, në mënyrë që, tash e tutje ti përkushtohej vetëm detyrës së Kryetarit të Komunës së Prishtinës dhe punëve që kinse do të kryhen në Prishtinë me rrethinën e saj. Por në fakt,me ngritjen e qytetarëve kundër ndërtimit me leje kriminale, po dëshmohet edhe një herë më tepër publikisht se Shpend Ahmeti me klikën e tij, sërish nuk bënë asgjë më shumë se sa pazare me leje në krejt Prishtinën,të cilat së fundi janë zgjeruar edhe në rrethin dhe sidomos tani kanë arritur deri te vet Liqeni i Badovcit”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online” .

Qarri mendon se “njësoj, sikur që po kundërshtohet tani nga qytetarët projekti më i afërt tek liqeni, duhet të kundërshtohen edhe ndalohen edhe projektet tjera që janë në ndërtim e sipër, në rrethinën më të gjerë përreth zonës që përfshin Liqeni i Badovcit, dhe për këtë duhet ta ngritin akoma më shumë zërin qytetarët gjithandej Prishtinës”.

“Dhe ajo që habit kësaj radhe, është fakti se pse u bë e madhe vetëm për rastin e kompanisë KAËA Group, të preferuar të Shpend Ahmetit, ku dyshohet se prapa tyre qëndrojnë Devollët, bashkë me vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Pacolli, e nuk u reagua njëjtë edhe kundër lagjes ROYAL. Pra, kundër pronarëve Arbër dhe Latif Kyreziu, të cilët realisht po ndërtojnë në çdo cep të Prishtinës duke blerë leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti dhe Genc Bashota e klika e tyre,por që megjithatë Askush nuk reagoi, megjithëse pikërisht atyre iu lëshua leja ndërtimore për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Rezidence” te liqeni i Badovcit”, shton Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, “nëse analizohet në hollësi e kaluara e Shpend Ahmetit dhe lidhjet me disa biznese, shihet qartë se ka një lidhje të ngushtë të interesit kriminal për përfitime personale”.

“Sepse Shpend Ahmeti ua dha lejen ndërtimore te liqeni i Badovcit, njerëzve që ia përuruan edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës AL PETROL, edhe atë për të ndërtuar hiq më pak se 226 shtëpi të mëdha luksoze”, deklaron Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Qarrit, “zëri i protestës qytetare duhet të përfshij të gjitha rastet që janë në afërsi të Liqenit të Badovcit, dhe sado që vonon ai do të rrezikohet prej tyre, duke e lënë Prishtinën pa ujë të pijshëm nga ky liqe”.

“Në fakt grupi protestues i ngritur kundër rastit Kava GROUP, do duhej të protestonte edhe kundër këtij rasti edhe më eklatant dhe të anulohet dhënia e lejes së ndërtimit, leje kriminale tipike që Shpend Ahmeti dhe klika e tij ia japin Arbër Kryeziut çdo kund në Prishtinë,madje edhe kur askujt tjetër nuk i japin leje, Arbër Kryeziu i blen ato me para. Ndaj është vërtetë e habitshme se si mund të heshtet nga qytetaret dhënia e lejes së ndërtimit nga Komuna e Prishtinës më 26 shtator 2019, e cila u pasua edhe nga Ministria e mjedisit me lejen e ambientit dhe i tërë ndërtimi i kompanisë së Arbër Kryeziut,duket se bëhet me leje ndërtimore të blera përmes krimit të organizuar, në krye të të cilit qëndron vetë Shpend Ahmeti”, thekson Qarri për “Kosova Sot Online”.

“E për të parë sesi është bërë pazar dhënia e lejeve të ndërtimit në këtë zonë të ndjeshme që rrezikon ujin e pijshëm dhe natyrën-oazë e gjerbët në afërsi të Liqenit të Badovcit”, sipas Qarrit, “do të duhej nisur hetim urgjent edhe nga Prokuroria e shtetit, dhe të mos heshtet për të vazhduar ashtu pa pendueshëm shkatërrimi i tërësishëm i ambientit”.

“Për aq më tepër edhe prokuroria e kapur po i mbyll sytë para krimit të organizuar me leje ndërtimore në komunën e Prishtinës, gjë që duket se do të zgjasë derisa të mos përfundoj në pranga edhe vet Shpend Ahmeti me klikën kriminale që po shet leje ndërtimore, ndërkaq i refuzon qytetarët të cilët nuk kanë mundësi ti paguajnë "tall" kryetarit i cili tanimë po rrezikon edhe furnizimin me ujë të pijshëm nga ndërtimet e Arbër Kryeziut dhe oligarkëve të tipit të tij që blejnë me para lejet ndërtimore”, përfundon analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)