Vela thotë se Agim Veliu po shpreh qëndrimin që kanë disa figura në LDK kundër koalicionit me Vetëvendosjen

  • 15 janar 2020 - 08:53
Vela thotë se Agim Veliu po shpreh qëndrimin që kanë disa figura në LDK kundër koalicionit me Vetëvendosjen

Analisti Blerim Vela ka komentuar deklaratat e mbrëmshme që kanë dhënë nënkryetarët e LDK-së, Vjosa Osmani e Agim Veliu pas ofertës së bërë nga LV-ja për shtim të ministrive në 14.

Vela ka shkruar në Facebook se këto deklarata kundërthënëse tregojnë se si ka shkuar takimi i dy ditëve më parë në mes të Ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të LDK-së, e gjithashtu edhe se cila ishte porosia e tij.

Ai thotë se Agim Veliu nuk është duke shprehur qëndrim personal por është bërë zëdhënës i figurave dhe deputetëve që po kundërshtojnë koalicionin me LV-në.

Në anën tjetër, ai thotë se është Vjosa Osmani që po del haptas pro koalicionit me partinë  e Albin Kurtit.

Analisti Vela thotë se Veliu dhe të tjerët janë duke bllokuar marrëveshjen sepse po frikësohen nga pushteti absolut i Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)