Dalin detaje të reja, me kaq raketa u godit avioni ukrainas

  • 15 January 2020 - 08:58
Dalin detaje të reja, me kaq raketa u godit avioni ukrainas

Avioni ukrainas që u godit gabimisht nga forcat iraniane, sapo u ngrit nga toka në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 vetëve në bord u godit jo nga një, por dy raketa.

Kjo dëshmohet nga pamjet ekskluzive të verifikuara nga grupi hetimor dhe të siguruara nga New York Times.

Pamjet u postuan në rrjetet sociale nga Babak Taghvaee, gazetar, ekspert ushtarak dhe korrespodent i lajmeve të BBC.

Të dy raketat tokë-ajër u lëshuan në një distancë prej pak më shumë se 20 sekondave nga njëra-tjetra.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë gjithashtu momentin e përplasjes së raketave me  avionin ukrainas të pasagjerëve.

Data në monitor nuk korrespondon me ditën e sulmit për shkak se shpërthimi ka bërë që sistemi të regjistrojë në mënyrë të gabuar datën.

Sipas reporterit, natën e 8 janarit u dha urdhri për të rrëzuar çdo fluturim në jug-juglindje të bazës raketore iraniane.

Videoja, shton Babak Taghvaee, tregon nisjen e dy raketave 9M331 kundër fluturimit PS752.

(Kosova Sot Online)