Zhduket një vajzë në Ferizaj

  • 15 January 2020 - 09:11
Zhduket një vajzë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se një vajzë është raportuar e zhdukur në Komunën e Ferizajt.

Sipas policisë, prindi i vajzës e ka raportuar atë të zhdukur në polici, duke deklaruar se ajo është larguar nga shtëpia një ditë më parë dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij-viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj”, shkruhet në njoftim të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)