Akuza: Pazari kriminal i Shpendit me ROYAL-in e Kryeziut, sa ia shiti lejen ndërtimore për 226 shtëpi luksoze te Badovci!

  • 15 January 2020 - 12:00
Akuza: Pazari kriminal i Shpendit me ROYAL-in e Kryeziut, sa ia shiti lejen ndërtimore për 226 shtëpi luksoze te Badovci!

“U desh të ngritën qytetarët kundër ndërtimit dhe lejeve kriminale të ndërtimit që po i bën pazar Shpend Ahmeti me klikën e tij në krejt Prishtinën, e sidomos tani edhe tek liqeni i Badovcit, por kjo nuk mjafton vetëm me këtë rast sepse gjithandej është bërë krim me ndërtime që rrezikojnë të ardhmen e Liqenit të Badovcit, nuk është vetëm rasti i kompanisë Kava Group, të preferuar të Shpend Ahmetit, ku dyshohet se prapa tyre qëndrojnë Devollët, bashkë me vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Pacolli. Duhet reaguar edhe kundër lagjes ROYAL, të pronarit Arbër dhe Latif Kyreziu, që realisht po ndërtojnë në çdo cep të Prishtinës duke blerë leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti dhe Genc Bashota e klika e tyre”, thotë analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”

Plani i ndërtimit të një lagje ekskluzive te Liqeni i Badovcit, ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë, madje janë paralajmëruar edhe protesta për kundërshtimin e këtij plani, lejen e të cilin e ka dhënë edhe Komuna e Prishtinës.

Plani është i projektuar nga “4M Group”, dhe e planifikuar të ndërtohet nga “Kawa”, projekt ky që u kundërshtua me të madhe nga shumë qytetarë, pasi ata po konsiderojnë se ndërtimi e dëmton dhe rrezikon seriozisht Liqenin e Badovcit, ujin e pijshëm me të cilin furnizohen një pjesë e madhe e qytetarëve të Prishtinës me rrethinë. 

“Kosova Sot Online”, ka siguruar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi të mëdha luksoze, por për të cilën nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit, ku, sipas qytetarëve dhe analistëve, si pasojë e ndërtimeve të Arbër Kryeziut dhe oligarkëve të tipit të tij që blejnë leje ndërtimore, po rrezikohet furnizimi me ujë të pijshëm.

Image

Analistët kërkojnë që njëjtë si në rastin “KAWA GROUP”, qytetarët duhet të protestojnë edhe kundër këtij rasti edhe me eklatant dhe të anulohet dhënia e lejes së ndërtimit.

Sipas tyre, prokuroria po i mbyll sytë para krimit të organizuar me leje ndërtimore në komunën e Prishtinës, në vend që të nisë hetimet dhe Shpend Ahmeti të përfundoj në pranga bashkë me klikën e tij, që po shet leje ndërtimore, ndërkaq i refuzon qytetarët që nuk i paguajnë "tall".

E lidhur me këtë, edhe analisti politik, Ragip Guraziu i është bashkangjitur grupit të qytetarëve të cilët po protestojnë përmes rrjetit social Facebook kundër dhënies së lejeve për ndërtime kriminale në zonën e Liqenit të Badovcit nga komuna e Prishtinës dhe Shpend Ahmeti, që sipas Guraziut janë lidhur ngushtë me Devollët dhe vëllezërit e Hashim Thaçit dhe me Arbër Kryeziun.

Sipas Guraziut, lidhja e Shpend Ahmetit me nëntokën kriminale të ndërtimit është gjetur që në mandatin e tij të parë, prandaj është në kompetencë të organeve të hetuesisë që të merren seriozisht me këtë segment të krimit të organizuar, sa më shpejtë aq më mirë.

Image

“Është pikëpyetje e madhe se kur do të ndalen skandalet e Shpend Ahmetit, të Devollëve, vëllezërve të Thaçit, Arbër Kryeziut etj, që tashmë janë bërë publike për vite të tëra. Për gjithë këto vite e sidomos pas pavarësimit të Kosovës, me të gjitha institucionet e formuara si shtetet tjera edhe me Kushtetutën e saj, Kosova akoma nuk po mundet me i ndalë të gjitha këto skandale të krimit të organizuar, e në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe këto në komunën e Prishtinës, në kryeqytetin e shtetit të Kosovës, skandale që vijnë nga lidhja kriminale e Shpend Ahmetit me matrapazët e nëntokës kriminale”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, është e turpshme për institucionet e drejtësisë, që para syve të tyre dhe të qytetarëve të ndodhin shkelje kaq serioze të ligjit nga ata të cilët erdhën në pushtet me votë qytetare, dhe tani po e abuzojnë atë.

“Para syve tanë po na ndodhin këto skandale mu nga ata që ne po i votojmë. Drejtësia është ulur në dy gjunjë dhe zor se do ngritët derisa vazhdohet kështu. Kështu do të vazhdon të jetë derisa ne si qytetarët nuk I hapim sytë por i votojmë hajnat, të korruptuarit dhe matrapazët, e atyre fare s'ju intereson për popullin. U desh të ngritën qytetarët kundër ndërtimit dhe lejeve kriminale të ndërtimit që po i bën pazar Shpend Ahmeti me klikën e tij në krejt Prishtinën, e sidomos tani edhe tek liqeni i Badovcit, por kjo nuk mjafton vetëm me këtë rast sepse gjithandej është bërë krim me ndërtime që rrezikojnë të ardhmen e Liqenit të Badovcit, nuk është vetëm rasti i kompanisë Kawa Group, të preferuar të Shpend Ahmetit, ku dyshohet se prapa tyre qëndrojnë Devollët, bashkë me vëllezërit e Hashim Thaçit dhe Pacolli. Duhet reaguar edhe kundër lagjes ROYAL, të pronarit Arbër dhe Latif Kyreziu, që realisht po ndërtojnë në çdo cep të Prishtinës duke blerë leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti dhe Genc Bashota e klika e tyre”,shton Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Image
Ragip Guraziu

Analisti Guraziu thotë se mbetet i habitur se si akoma askush nuk reagoi kundër lejes ndërtimore që iu dha për të ndërtuar lagjen ROYAL Green Residence te liqeni i Badovcit.

“Që ia dha Shpend Ahmeti njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës AL PETROL, edhe atë për të ndërtuar hiq më pak se 226 shtëpi të mëdha luksoze. Unë mendoj se grupi i ngritur kundër rastit KAWA GROUP duhet ta zgjeron protestën, të protestoj edhe kundër këtij rasti edhe më eklatant dhe të anulohet dhënia e lejes së ndërtimit, leje kriminale tipike që Shpend Ahmeti dhe klika e tij ia japin Arbër Kryeziut çdo kund në Prishtinë. Kur askujt tjetër nuk ia japin, Arbër Kryeziu e blen me para, prandaj kjo s'do koment. Tani edhe pyetja ime do ishte kështu: Si mundë të heshtet nga qytetarët dhe të lejohet dhënia e lejes së ndërtimit që i është dhënë nga Komuna e Prishtinës më 26 shtator 2019 dhe si ia dha Ministria e Mjedisit lejen e ambientit. Kjo na lë të kuptojmë, mos vallë është i tërë ndërtimi i kompanisë së Arbër Kryeziut, ndërtimi përmes lejeve ndërtimore të blera përmes krimit të organizuar, në kokën e të cilit krim qëndron Shpend Ahmeti?!...”, deklaron analisti Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Guraziu kërkon me urgjencë që të zgjohet prokuroria nga “gjumi dimëror”, dhe të mos i mbyllë sytë para krimit të organizuar me leje ndërtimore në komunën e Prishtinës, por t’i hetojë ato sa më shpejtë dhe përgjegjësit të kapen nën pranga.

“Qytetarët tani janë shumë të interesuar të shohin se si për këtë tregti me leje ndërtimi Shpend Ahmeti me klikën kriminale do të përfundojnë në pranga, sepse ai ju jep leje ndërtimi mafio oligarkëve ndërkaq i refuzon qytetarët që nuk i paguajnë "tall". Nga të gjitha nga këto skandale ka ardhur deri te rrezikimi i furnizimi me ujë të pijshëm nga ndërtimet pa kritere dhe me leje ndërtimi të shitura për shumicën e kompanive ndërtimore, edhe atë të Arbër Kryeziut dhe oligarkëve të tipit të tij që blejnë leje ndërtimore me lek e kundër ligjit”, përfundon Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)