Mustafa nuk e nxjerr në Këshill të LDK’së ofertën e VV’së, kërkon marrëveshje me propozimin e tij

  • 15 January 2020 - 15:10
Mustafa nuk e nxjerr në Këshill të LDK’së ofertën e VV’së, kërkon marrëveshje me propozimin e tij

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas publikimit të ofertës që ia kanë dërguar sot edhe zyrtarisht partisë së Albin Kurtit.

Mustafa tha në një prononcim para mediave se do të presin se si do të veprojnë LV-ja.

“Ajo është ofertë që ne e kemi trajtuar gjatë bisedave tona, ne kemi kërkuar që LV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet. Së pari të sqaroj që ne nuk duam të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje partneriteti, në të cilën dy palët do të ndiheshin të fuqishëm për aq sa kanë marrë besimin e qytetareve të Kosovës. Në këto biseda ne e kemi dhënë pozicionin e saj për mënyrën se si të përafrohemi dhe gjejmë zgjidhje, pa marrë parasysh si e cilësojmë në si zgjidhje politike, si ofertë ose si bazë për arritje të marrëveshjes, ato kanë qenë qëllime të tona dhe kemi prit se LV do t’i mirëpret në mënyrë që vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet”, ka deklaruar ai.

Kreu i LDK-së thotë se nuk e kanë vlerësuar atë që ka propozuar LDK-ja, e që e njejta shton se do të vlerësohen në organet e partisë.

“Ne nuk kemi ta vlerësojmë atë që na ka shkruar Vetëvendosje sepse ne në qoftë se e trajtojmë në organet tona trajtohen vetëm parimet mbi të cilat ne vazhdojmë të bëjmë biseda, në asnjë rast nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, ndryshim, këmbim të ministrive, por, kemi kërkuar marrëveshje të partneritetit, prandaj si të tillë nuk e shqyrtojmë një pozicionim të tillë por i trajtojmë qëndrimet tona. Qëndrimi i këshillit ka qenë ky që ne të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet pa marrje të verifikim në organet tona”, ka thënë ai.

Mustafa thotë se nuk kanë arsye që të ulen më me LV-në e të diskutojnë nga tre orë, takimi i ardhshëm sipas tij duhet të bëhet për të arritur marrëveshje. 

“Nuk shoh arsye që të ulemi dhe të flasim për tre orë dhe të dalim si memecë pranë jush, shof arsye që takimi i ardhshëm të bëhet vetëm për të arritur deri te marrëveshja. Shof arsye që të bëjmë marrëveshje, por, marrëveshje partneriteti, është e papranueshme që të zhagitemi”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)