Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person

  • 15 January 2020 - 15:21
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një person

Një përleshje fizike në mes të disa personave në Prishtinë, ka eskaluar deri te përdorimi i armëve të zjarrit.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se rasti ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Tahir Zajmi” në kryeqytet.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si  pasoje e përleshjes fizike në mes të personave të përfshirë në këtë ngjarje një person ka marrë lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka theksuar se në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin.

(Kosova Sot Online)