Imami nga Uganda e kuptoi vetëm pas dy javësh se “gruaja” e tij ishte një burrë, këtë e zbuloi policia

  • 16 January 2020 - 08:13
Imami nga Uganda e kuptoi vetëm pas dy javësh se “gruaja” e tij ishte një burrë, këtë e zbuloi policia

Një imam nga Uganda është shokuar kur ka kuptuar se “gruaja e tij”, në të vërtetë ishte një burrë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sheik Mohamed Mutumba, 27 vjeç, zbuloi të vërtetën kur nusja e tij u kap duke vjedhur një televizor nga një fqinj dhe u kontrollua nga policia.

Vjedhësi më vonë pranoi se pretendonte se ishte një grua, kështu që ai mund të martohej me imamin dhe të vidhte paratë e tij, raportuan media lokale në Kayunga.

Mutumba i shokuar është pezulluar nga detyrat e tij si klerik në xhaminë në Kyampisi Masjid Noor ndërsa është duke u zhvilluar një hetim.

Ai pretendoi se nuk kishte pasur marrëdhënie intime me ‘gruan’ e tij për dy javë, pasi i kishte thënë se po kalonte ciklin e menstruacioneve.

Mutumba tha se ai mendoi se po martohej me një grua të quajtur Swabullah Nabukeera kur ata u martuan në një ceremoni tradicionale islamike në dhjetor.

Identiteti i saj i vërtetë u ekspozua kur ajo u arrestua për vjedhjen e një televizori dhe rrobat nga fqinjët.

Ka qenë një oficere policie që ka kryer një kontroll trupi mbi të dyshuarin, duke menduar se ishte grua, dhe zbuloi se ishte në të vërtetë një burrë.

(Kosova Sot Online)